Joachim Low “fal” Müllerin, do ta grumbullojë për Evropian

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 12:42 | Futboll
Joachim Low “fal” Müllerin, do ta grumbullojë për

Një nga vendimet që shkaktuan më shumë polemika nga ana e Joachim Low ishte kur njoftoi në vitin 2019 se nuk do të thërriste më në kombëtaren gjermane 3 nga lojtarët kryesorë: Jérome Boateng, Mats Hummels dhe Thomas Müller.

Por, dy vite më vonë, “Jogi” ka ndërruar mendje në lidhje me Müller. Në deklaratat e tij më të fundit, trajneri i Gjermanisë është shprehur: “Është profili i duhur për Evropianin. Nëse diçka nuk shkon siç duhet, do të kemi nevojë për një forcë ndryshe në fushë”.

Ndërsa sot, gazeta “Bild” publikon se Low ka telefonuar personalisht mesfushorin e Bayern Munchen për ta ftuar sërish në përfaqësuese.

Thomas Müller e ka luajtur ndeshjen e fundit me fanelën e Gjermanisë në 19 nëntor 2018, në barazimin 2-2 ndaj Holandës. Me ardhjen e Hansi Flick në pankinën e Bayern, Müller u bë lojtar kyç në fitoren e 6 trofeve në një sezon dhe do të shpallet lojtari me më shumë asist në Bundesligë për herë të dytë radhazi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos