Kontratë 2-vjeçare, Iniesta rinovon me japonezët e Vissel Kobe

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 15:45 | Futboll
Kontratë 2-vjeçare, Iniesta rinovon me japonezët e Vissel Kobe

Futbolli dhe tifozët do të ketë shansin të shijojnë klasin e Andres Iniestas në fushë deri në moshën 39-vjeçare. Japonezët e Vissel Kobe njoftuan rinovimin e kontratës me yllin spanjoll.

Gjithçka në festën e ditëlindjes, të organizuar për kapitenin e ekipit. Ish-fantazisti i Barcelonës firmosi marrëveshjen e re, sipas të cilës do të luajë me klubin aziatik deri në vitin 2023. Deri më tani, Iniesta regjistron 77 ndeshje në kampionatin japonez, ku ka shënuar 16 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos