Alarmi nga koronavirusi, shtyhet një tjetër ndeshje në Itali

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 12:41 | Futboll
Alarmi nga koronavirusi, shtyhet një tjetër ndeshje në Itali

Pas Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona-Cagliari, një tjetër ndeshje e javës së 25 të Serisë A është shtyrë nga alarmi i koronavirusit në shtetin fqinj.

Bëhet fjalë për ndeshjen Torino-Parma, që duhej të luhej sot në orën 15:00, në Torino.

Numri i rasteve të prekura nga koronavirusi në Italinë fqinje, një nga shtetet më të prekura në Europë, i ka arritur në pothuajse 80, duke shkaktuar 2 të vdekur e duke detyruar qeverinë italiane të mbyllë shkollat e universitetet dhe të ndërpresin aktivitetet kulturore. Autoritetet në dy rajone, Lombardi dhe Veteno, më të prekurat nga virusi vdekjeprurës, kanë anuluar mbi 100 aktivitete sportive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos