
Seria A vendosi moszhvillimin e 3 takimeve të ditës së sotme për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali, ku deri tani janë regjistruar 2 viktima.
Kryeministri italian Xhuzepe Konte dhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza firmosën dekretin e shpalljes së gjendjes së emergjencës në Lombardi.
Ndeshjet e shtyra janë Inter-Sampdoria, Verona-Cagliari dhe Atalanta-Sassuolo
Të gjitha aktivitetet sportive në Itali, në zonat ku janë regjistruar persona të infektuar me koronavirus, janë pezulluar. (A2 Televizion)