
Albana Vokshi është zgjedhur zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane. Kjo është hera e parë që një përfaqësuese ë Partisë Demokratike zgjidhet në një post kaq të lartë politik në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.
“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane. E gjithë energjia ime do të jetë për të promovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”, u shpreh zonja Vokshi pas zgjedhjes.
Doris Pack u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit. Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.
Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:
1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,
Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)
3. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
4. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
5. Walburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
6. Doina Gherman, deputete, (Moldavi). (A2 Televizion)