
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për zgjerimin me çdo kusht të frontit opozitar, për të bërë për vete elektoratin gri dhe të pakënaqurit në Shqipëri. Në takimin me kryetarët e degëve të PD-së revolta e tyre zien, teksa shtoi që janë me shumicë, duke përfshirë mësues, mjekë dhe mijëra të rinj.
“Revolta e pakënaqësia ndaj këtij regjimi zien e vlon në zemrat e demokratëve por edhe të një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti. Orbita e pakënaqësive dhe njerëzve të revoltuar është shumë e madhe. Detyra jonë është të aktivizojmë dhe tërheqim ata në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunim me ta. Të bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë dhe grup interesi, çdo individ influent dhe çdo aleat tonin që ne do të duhemi të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar. Ne jemi në situatë absolutisht shumë më të vështirë sesa në vitin 1991. Po pse ja u them unë këtë në vitin 1991 ne kishim një regjim monist, komunist por ai ishte një rrokullisje botërore, s’ra në Shqipëri por në të gjithë botën. Kemi 44 mijë luftëtarë, por kërkohet me çdo kusht të zgjerojmë frontin opozitar dhe duhet të ecim në të gjithë vendin. Përballë ne kemi një armik të egër, i cili me vendosjen e monizmit paraqitet për demokracinë armiku më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës. Ky është Edi Rama”. (A2 Televizion)