Berisha me kryetarët e degëve, shpall Bashën dhe mbështetësit e tij armiq të PD-së

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 12:38 | Politikë
Berisha me kryetarët e degëve, shpall Bashën dhe

Në takimin me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, kreu demokrat Sali Berisha e ka cilësuar Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij si armik të kësaj partie. Sipas tij gjendja ku ndodhet vendi, që sipas tij është më keq se në vitin ’91, është krijuar nga flirtet dhe pazaret e Bashës me Ramën.

“Për momentin PD ka dy armiq;  njëri është apatia  e trashëguar e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj nga pazaret e pandershme e të turpshme të udhëheqjes së saj nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Mund t’ju jap vetëm një shembull; njëri nga mbështetësit kryesorë të bashizmit, ish-kryetari Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj edhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama për të mos thënë probleme. Këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga shtatorit deri më sot që bënë një mrekulli për Shqipërinë dhe Europën ngritën në këmbë forcën e tyre politike si forcë të vërtetë opozitare. Ata presin udhëheqje e drejtim nga ne. Revolta e pakënaqësia ndaj këtij regjimi zien e vlon në zemrat e demokratëve por edhe të një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti”.

https://a2news.com/2022/06/11/kemi-44-mije-luftetare-berisha-te-zgjerojme-me-cdo-kush-frontin-opozitar/

Berisha tha se në mbledhjen e sotme do të përcaktohen qëndrimet mbi “aktivitetin që do të ndërmarrim për të shndërruar forcën tonë politike në veprim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos