Targat me Serbinë, Kurti “heq” ultimatumin. Gjoba për serbët pas 21 nëntorit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 17:43 | Kosova
Targat me Serbinë, Kurti “heq” ultimatumin. Gjoba për

Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për targat e automjeteve shtyhet sërish. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se zbatimi i saj do të bëhet në tre faza, duke e shtrirë efektin final deri në muajin prill të vitit 2023. 

“Deri mw 21 nëntor do të jetë masa a qortimit. Nga 21 nëntori deri mw 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Më 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë kosovare njoftoi se ky vendim erdhi pas takimit me ambasadorët e “Quintit”, të cilët kishin qenë të një qëndrimi më të butë: “Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë që gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë që kjo është zgjidhja më e mirë. Me ç’rast ata natyrisht që nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë që u nevojitet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin, i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”.

31 tetori ishte afati që ishte përcaktuar për të futur në fuqi këtë marrëveshje, ku deri më tani ishin regjistruar vetëm 20 automjete me targën RKS. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/28/targat-km-do-te-mbesin-vucic-thote-se-do-te-mbroje-serbet-e-kosoves-nuk-ka-dorezim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos