
Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në konferencë për media, tha se Bashkimi Europian është duke u angazhuar në mënyrë intensive për të gjetur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, por edhe për tema të tjera të hapura.
“Ne kurrë nuk heqim dorë, ne gjithmonë jemi të angazhuar në emër të rendit dhe njerëzve. Pasi qytetarët janë ata që do të paguajnë çmimin nëse çështjet nuk zgjidhen dhe ka përshkallëzim. Kështu që BE-ja vazhdon të angazhohet. Është roli i përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe i emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, që po angazhohet në mënyrë intensive dhe po mundohemi të gjejmë, së bashku me partnerët tanë, një zgjidhje për çështjen që nuk është zgjidhur si duhet.
Ka disa ditë deri më 1 nëntor dhe po punojmë intensivisht. Duhet më tepër progres dhe që të shtyhet dialogu para. Po punojmë me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë, së bashku me partnerët tanë, për të parandaluar ndonjë për shkallëzim të dhunshëm”, u shpreh Stano. (A2 Televizion)