
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ndaluar vizita zyrtare në Beograd, ndonëse kishte hyrë më herët brenda territorit serb.
Bislimi pritej të shkonte në Beograd për një vizitë dy ditore, në kuadër të takimeve për zhvillimin e dialogut mes dy vendeve.
Zyrtarët serbë e ndaluan zyrtarin e lartë nga Kosova pranë Beogradit duke i komunikuar se vizita e tij nuk lejohet për arsye sigurie.
Bislimi ishte nisur drejt Beogradit ditën e sotme për të marrë pjesë në dy tryeza diskutimi për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi. Ai është udhëheqës i bisedimeve me Serbinë në nivel të kryenegociatorëve. (A2 Televizion)