Mbretëresha Elizabeth në Balmoral, vera e parë pa princin Filip

Nga A2 CNN
10 Gusht 2021, 17:12 | Showbiz

Mbretëresha Elizabeth u mirëprit zyrtarisht nga Garda e Nderit në strehën e saj skoceze në Kështjellën Balmoral. Për Mbretëreshën Elizabeth kjo është vera e parë pa Princin Filip. E veshur me rozë, ajo u shfaq e buzëqeshur në ceremoninë e mirëseardhjes për herë të parë në pronën Aberdeenshire që nga vdekja e Dukës së Edinburgut në prill.

Monarkja 95-vjeçare mbërriti në Skoci në fund të korrikut dhe do të qëndrojë atje deri në tetor, por manifestimi me Gardën e Nderit shënon zyrtarisht fillimin e qëndrimit të madhërisë së saj. Në javët e ardhshme, Dukët e Kembrixhit, Princi Edward dhe Kontesha e Wessex, Princi Charles me Dukeshën e Cornwall gjithashtu pritet të mbërrijnë në këtë strehë mikpritëse të dashur për Mbretëreshën Elizabeth.

Anëtarët e familjes mbretërore duan të kalojnë kohën e tyre të lirë gjatë verës në Balmoral me Mbretëreshën ndërsa bëjnë aktivitete në fshat në Malësitë.

Një fotografi sociale e publikuar pas vdekjes së Dukës tregon Elizabeth dhe Philip të rrethuar nga stërnipërit e tyre në kështjellën Balmoral në 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos