Aleanca me Berishën, Meta: Zero presion nga ambasadorja amerikane Kim

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 16:33 | Politikë
Aleanca me Berishën, Meta: Zero presion nga ambasadorja amerikane Kim

Një ditë pas takimit më ambasadoren amerikane Yuri Kim, kreu i partisë së lirisë Iliri Meta pohoi se nuk ka pasur asnjë presion nga ana e diplomates në lidhje me aleancën që ka me Sali Berishën, i cili është shpallur non grata nga SHBA

"Kjo është 0 e vërtetë! Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për një opozitë të fuqishme që në vend të funksionojë llogaridhënia."

Pyetjes nëse Partia e Lirisë do të dalë më vetë me kandidatë për këshilla bashkiak, Meta i nuk dha një përgjigje të prerë.

Lista me 26 emrat e parë është e zyrtarizuar nga kryesia. Do zyrtarizohet përfundimisht pasi të plotësohet nga dokumentacioni përkatës. Kjo listë kryesohet nga Silva Caka dhe disa nga figurat më kryesore të Partisë së Lirisë edhe Partia e Lirisë edhe Partia Demokratike do të kenë listat e tyre për këshilla bashkaikë.

Ndryshe nga Meta, deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë për A2 u shpreh se grupimi Berisha do të dalë më anëtarët e vetë për këshilla bashkaikë në një koalcion me parti te tjera opozitare, por jo me partinë e lirisë.

Forlmua e koalicionit po gjendet nuk eshte meta pjese e koalicionit, jane nje numer partish te tjera pa

"Formula e koalicionit po gjendet, nuk është Meta pjesë e koalicionit, janë një numër partish të tjera. Padyshim Meta do të mbështesë kandidatët tonë për kryetarë po ligji nuk e lejon që të jetë në koalicion me ne sepse kanë lista të veçanta për Këshilltarë."

Publikisht deri më tani, grupimi Berisha ka firmosur marrëveshje para elektorale me Partinë e Lirisë dhe partinë e Dules. Ndërkohë, Berisha vijon negociatat që pjesë e koalicionit të jetë edhe partia e Nard Ndokës, partia e Agron Dukës si dhe ajo e Fatmir Mediut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos