
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se në takimin me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, nuk ka pasur asnjë lloj presioni mbi aleancën që ai ka me Sali Berishën.
Në një deklaratë Meta u shpreh se SHBA-ja është e interesuar që në Shqipëri të ketë opozitë të fortë.
“Marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë shumë të hapura dhe parimore. Nuk kam pasur asnjë qëllim që të ndikoj në vendimet e tyre, që janë përgjegjësi e tyre. Kam marrë vendimet e mia bazuar mbi Kushtetutën tonë. Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe SHBA është e interesuar për një opozitë sa më të fuqishme” tha ai. (A2 Televizion)