Ultimatumi i UEFA-s: Me tifozë, ose pa EURO 2020!

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 13:59 | Futboll
Ultimatumi i UEFA-s: Me tifozë, ose pa EURO 2020!

Ndeshje me tifozë në të kundër heqje e së drejtës për të mirëpritur finalet e Kampionatit Europian. UEFA ishte e qartë kur u shpreh se do të përjashtohen vendet të cilat nuk do të lejojnë publikun të ndjekë nga pranë turneun më të rëndësishëm të kontinentit.

Diçka e tillë nuk është në dorën e federatave përkatëse dhe pasojat kanë nisur të ndihen. Rasti konkret është Dublini, plani i të cilit për të organizuar një pjesë të Kampionatit Europian është tashmë në dyshim serioz. Masave për pandeminë në Irlandë e bëjnë të pamundur që Federata e Futbollit t’i japë një përgjigje UEFA-s nëse tifozët irlandezë do të mund të jenë prezent në shkallët e stadiumeve.

Qeveria e Futbollit Europian i ka kërkuar 12 vendeve pritëse të prezantojnë planet e tyre brenda gjysmës së muajit prill për kapacitet e stadiumeve të tyre dhe limitin e tifozëve që do të shfaqen në impiantet europiane prej 11 qershorit, atëherë kur starton Euro 2020. Edhe pse pandemia e ka bërë një sfidë më vetë zhvillimin e ndeshjeve me spektatorë, numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, kërkon që asnjë ndeshje të mos zhvillohet me dyer të mbyllura. Për këtë arsye, Federata Irlandeze e Futbollit duket e dorëzuar.

Duke mos pasur një garanci nga autoritetet, ishulli ka njoftuar UEFA-n, se nuk ka asnjë mundësi për të garantuar as një minimum tifozësh në takimet e qershorit që ishin programuar edhe në Dublin. EURO 2020 u shty me një vit si pasoj e Covid-19 dhe pjesa dërrmuese e kampionateve të futbollit në Evropë luajnë pa tifozë prej një viti. Dublini ishte caktuar për të mirëpritur tre ndeshje të fazës së grupeve si dhe një takim të 1/8-ave.

Duket histori e mbaruar, por UEFA do të marrë një vendim në kongresin e datës 20 prill. Por në të njëjtën kohë Spanja dhe Holanda kanë marrë masa për të mos humbur mundësinë e zhvillimit të Kampionatit Europian. Amsterdami dhe Bilbao janë dy qytete që kanë konfirmuar se do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre me tifozë.

Federata Holandeze e Futbollit ka konfirmuar se do të lejojë deri në 12 mijë spektatorë në ndeshjet që do të luhen në “Johan Cruyff Arena”. “Në varësi të zhvillimeve që do ketë si pasojë e Covid-19 deri në qershor, ka një mundësi që edhe më shumë mbështetës të lejohen në shkallët e stadiumeve. Kjo ambicie ka marrë mbështetje nga kabineti qeveritar dhe këshilli i kryeqytetit lexohet në një njoftim të Federatës Holandeze të Futbollit. Të gjithë tifozët duhet të disponojnë një test negativ përpara ndeshjes dhe duhet të respektojë protokolle strikte gjatë qëndrimit në stadium.

Qyteti i Bilbaos i ka bërë me dije UEFA-s se është gati të presë ndeshjet e Europianit me një kapacitet prej 25% të stadiumeve nëse numri i infektimeve do të vijë në rënie. Federata Spanjolle ka gati një plan për ristrukturim të ndeshjeve të këtij turneu nëse do të ketë një përmirësim të situatës.

Me gjendjen aktuale rreth 13 mijë spektatorë mund të ndjekin nga afër finalet e Euro 2020 duke qenë se pandemia është nën kontroll në shtetin iberik. Spanja do të zhvilloje tre ndeshje të grupeve në stadiumin e Bilbaos “San Mames”, që mban deri në 53 mijë spektatorë ndërkohë që do të presë edhe një ndeshje nga faza me eliminim direkt.

Në Rusi, ndërkohë, dhe në Britaninë e Madhe, autoritetet kanë bërë me dije se do të kenë publik shumë më të gjerë për ndeshje. “Wembley në Londër është impianti ku pritet të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e Euro 2020. Në Itali, Federata e Futbollit është ende në pritje të qeverisë për zgjidhjen më të mirë të mundshme në lidhje me fansat që do të mbushin “Olimpico”-n e Romës.

Edhe Skocia duket se shpëton nga përjashtimi ndërsa ka marrë dritën jeshile nga qeveria  për rreth 12mijë fansa që të mund të ndjekin finalet e Evropianit në “Hampden Park”, pak a shumë 25 për qind e kapacitetit të këtij stadiumi. Ky ishte skenari provizor i skocezëve i cili mund të pësojë ndryshime për mirë në rast se pandemia vjen në rënie dhe procesi i vaksinimit do të garantoj më shumë siguri në Glasgou. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos