Alexis Sanchez i Interit, 2 vite huazim tek zikaltërit

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 14:54 | Futboll
Alexis Sanchez i Interit, 2 vite huazim tek zikaltërit

Alexis Sanchez është një lojtar i Interit. Klubi zikaltër ka gjetur më në fund marrëveshjen me Manchester United, ndërkohë që sulmuesi nga Kili pritet të mbërrijë së shpejti në Milano.

Sanchez do të rikthehet kështu pas 8 vitesh në Serinë A, teksa herën e fundit ka veshur fanelën e Udinese.

Interi do të paguajë 5 milionë euro të pagës së Sanchez, ndërsa totali prej 12 milionë eurosh do të vazhdojë të plotësohet nga Manchester. Kjo sepse lojtari do të qëndrojë për dy vite tek Inter në formën e huazimit, por pa të drejtë blerje nga italianët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos