Çmenduria e serbëve, vendosin tankun para stadiumit

Nga A2 CNN
27 Gusht 2019, 18:10 | Futboll

Tifozët serbë të Crvena Zvezdës kanë vendosur një tank të vërtetë përpara stadiumit ku luan ndeshjet skuadra e tyre, në prag të takimit që do të luhet sot në mbrëmje ndaj Young Boys, i vlefshëm për “play off”-in e Champions League.

Tanku T-55, model sovjetik, është përdorur nga Ushtria Popullore Jugosllave edhe në luftrat e viteve ’90.

Logoja e klubit është vendosur në tankun që ndodhet aktualisht në hyrjen veriore të stadiumit “Rajko Mitic”.

“Nuk është aspak provokim, është diçka normale. Lufta ka përfunduar 25 vite më parë”, u shpreh një tifoz.

Ndërsa ministri i Brendshëm serb, Nebojsa Stefanoviç, theksoi: “Nuk ka probem pasi ai tank nuk ka armatim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos