Ndeshja e parë e javës së dytë të Kategorisë Superiore, ajo mes Tiranës dhe Teutës, përfundoi në barazim 0-0, por më shumë sesa rezultati i ndeshjes, vëmendjen e mori problemi me dritat në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Takimi u ndërpre në minutën e 22-të të pjesës së parë pas një problemi me prozhektorët. Fillimisht skuadrat vazhduan normalisht lojën, por arbitri e ndërpreu atë pas disa minutash për shkak se shikueshmëria ishte shumë e ulët.
Pasi u prit disa minuta për zgjidhjen e problemit, skuadrat nisën nxemjen nga e para për të mbajtur muskujt e ngrohtë. Vetëm pas rreth 30 minutash problemi u zgjidh ndeshja rifilloi normalisht.
Tirana pati dy raste të mira për shënim, por si Ngoo, ashtu edhe Cale goditën traversën. (A2 Televizion)