
Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike zhvilloi këtë të hënë një mbledhje për të diskutuar mbi strategjinë e opozitës në Parlament.
Takimi u zhvillua në selinë e PD-së, ku u fol edhe për agjendën e partisë kryesore opozitare në Kuvend dhe komisione.
Në përfundim të mbledhjes, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se opozita ka vetëm një synim. “Armiku ynë i vetëm është Edi Rama. Do të bëhet çdo gjë për të larguar Edi Ramën”.
PD nisi legjislaturën e re e përfshirë nga një krizë e brendshme, pas përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës. Pas këtij vendimi, ish-kryeministri ka nisur një fushatë bisedimesh me demokratët, ku ka sulmuar kreun e partisë, Lulzim Basha dhe vendimet e tij gjatë viteve të PD-së në opozitë. (A2 Televizion)