Alibeaj në A2 CNN: Praktikat korruptive ishin simptomat kryesore të mandatit të PD, 2009-2013

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 21:23 | Politikë
Alibeaj në A2 CNN: Praktikat korruptive ishin simptomat kryesore të

Në “Intervistë me Merita Haklaj”, Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit, teksa foli për dy mandatet e qeverisjes së Partisë Demokratike, nga vitit 2005 deri në vitin 2013, u shpreh se simptomat kryesore të mandatit të dytë të Berishës ishin praktikat korruptive. Ndërkohë, ai theksoi se mandati i parë ka qenë nga më të mirët.

“Praktikat korruptive ishin simptomat kryesore të mandatit të dytë të Berishës. Duhet të jemi të qartë dhe të saktë me historinë, mandati i parë i PD dhe i Berishës, 2005-2009, ka qenë një nga mandatet më të mira qeverisëse.

Çuditërisht, pas vitit 2009 ndodhi diçka tjetër, një ndryshim, një transfuzion, edhe në frymëzimin qeverisës në atë kohë. Simptoma gjithmonë e më të rënda të praktikave korruptive, të arrogancës dhe të distancës nga qytetarët dhe mbi të gjitha nga demokratët, ishin ato që na çuan në 2013-ën në 1 milion vota kundër”, tha Alibeaj.

Më tej, Alibeaj u shpreh se pas vitit 2013, demokratët duhet të kishin lënë pas interesat personale për t’u ringritur sërish.

https://a2news.com/2021/12/24/alibeaj-shba-ka-marre-shume-vendime-pro-shqiperise-ta-pranojme-edhe-ate-ndaj-berishes/

“Mbas vitit 2013, ashtu siç i takon një demokrati, një njeriu që ka marrë, por edhe ka dhënë te PD, ajo që ishte nevojë e PD pas rënies së rëndë politike, qasja, sjellja, aktet, e çdo demokrati do të duhej të ishin ato drejt ruajtjes, drejt mbështetjes, drejt reflektimit të PD. Në vitin 2013, unë kam thënë që Berisha nuk mund të konsiderohet jashtë PD. Sot kam të drejtën ta pretendojë këtë sjellje nga kushdo, i cili për një arsye apo një tjetër, do të duhet që midis interesit personal, qejfmbetjeve të veta dhe nga ana tjetër, ruajtja e interesit të demokratëve, të mbrojë këtë të dytën. Po bëj një paralelizëm të vogël me sjelljen e Berishës tani”, u shpreh Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos