All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

PD: Yuri Kim shkelmoi vendimin e gjykatës dhe injoroi vullnetin e zgjedhësve

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 15:53 | Politikë
PD: Yuri Kim shkelmoi vendimin e gjykatës dhe injoroi vullnetin e
All - Paragraf - 1

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht për takimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim, me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, këtë të martë.

“Pas një heshtje të zgjatur e të kuptueshme nga zgjedhjet e 6 marsit, ambasadorja Yuri Kim injoroi themelin e demokracisë së shtetit të saj “We, the People”. Yuri Kim hyri sot në Kuvendin e Shqipërisë për një takim me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, por kur doli, me anë të një deklarate e shpalli atë në mënyrë qesharake dhe absurde si kryetar të Partisë Demokratike”, thuhet në reagim.

All - Paragraf - 3

“Yuri Kim sot, sikurse dhe herë të tjera, nuk bëri asgjë më pak përveç se shkeli në mënyrë të përsëritur Konventën e Vjenës si diplomate, duke shkelmuar mbi vendimin e gjykatës që konfirmoi verdiktin e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, që i riktheu selinë, logon dhe vulën Komisionit të Rithemelimit- organit kolegjial të vetëm, udhëheqës aktual të Partisë Demokratike. Ajo gjithashtu, injoroi edhe votën e zgjedhësve të shprehur qartë më 6 mars”.

https://a2news.com/2022/04/05/yuri-kim-injoron-gjykaten-ambasadorja-amerikane-quan-alibeajn-kryetar-te-komanduar-te-pd/

Sipas PD-së, “Yuri Kim vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojërave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët. Për fat të mirë, shqiptarët e kanë kuptuar se vlerat e vërteta të SHBA-së nuk janë arroganca, diversioni apo diktati, por vota e lirë dhe demokracia. Këtë e kuptoi edhe ish-kryetari që u largua dhe do ta kuptojë cilido që mendon të uzurpojë opozitën kundër vullnetit të shumicës”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos