Alibeaj: Pseudoprotesta do të dështojë, është koha që Berisha të shkojë në shtëpi

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 21:33 | Politikë
Alibeaj: Pseudoprotesta do të dështojë, është koha

Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i Partisë Demokratike, me anë të një postimi në Twitter shprehet se të shtunën “nuk ka asnjë protestë të vërtetë”, duke shtuar se “është koha që Berisha të shkojë në shtëpi”.

“Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike. Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve. Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm”, shkruan Alibeaj në rrjetin social.

https://a2news.com/2022/01/04/bardhi-histeria-me-brava-dhe-blinda-nje-histori-e-deshtuar-dhe-qesharake/

“Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë”, shton Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos