Alibeaj: Selia pak nga pak duhet të lirohet

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 23:01 | Politikë
Alibeaj: Selia pak nga pak duhet të lirohet

Nga zyrat e reja të marra prej grupimit të Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike, pas vendimit të gjykatës që u njeh atyre siglën, logon dhe vendimet, kryetari i komanduar ka bërë publike pas mbledhjes së Kryesisë dhe grupit parlamentar se po punohet me të gjithë kandidatët e dalë nga primaret e Sali Berishës që të mos ketë dy kandidatë të PD në zgjedhje, por të jenë vetëm një, nën logon e Partisë Demokratike.

Për Alibeajn, edhe pse me tone shumë të buta, edhe selia pak nga pak duhet të lirohet, pasi vendimi i gjykatës e jep këtë të drejtë, por jo për liderin, por për demokratët.

“Kur ka një vendim gjykate, ai vendim pranohet. Ato zyra, ato seli janë të demokratëve, që i janë dhënë PD-së sipas ligjit. Duhet në fakt që të lirohen. Por, nëse ma bëni sërish këtë pyetje, do refuzoj që t’i përgjigjem, pasi nuk është kaq e rëndësishme”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/20/alibeaj-e-papajtueshme-qe-demokratet-ti-cosh-ne-nje-parti-tjeter/

A2 CNN Livestream

Latest Videos