All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Alibeaj thirri mbledhjen e Kryesisë, por nuk njoftoi anëtarët! Pritet mbledhja e grupit

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 10:19 | Politikë
Alibeaj thirri mbledhjen e Kryesisë, por nuk njoftoi anëtarët!
All - Paragraf - 1

Në deklaratën e dorëheqjes si kryetar i komanduar, Enkelejd Alibeaj thirri mbledhjen e kryesisë më 19 maj ora 12:00, por nuk kishte dërguar asnjë njoftim tek anëtaret e kryesisë siç e përcakton statuti i PD-së.

Sipas këtij të fundit, një kryetar i dorëhequr nuk e thërret dot Kryesinë e partisë.

All - Paragraf - 3

“Të drejtën për të kërkuar thirrjen e mbledhjes dhe për të propozuar vendime Kryesisë së Partisë e kanë Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm ose 1/5 e anëtarëve të Kryesisë. Vendimet në Kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të Kryesisë. Në rast se nuk sigurohet kuorumi i nevojshëm, atëherë mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite zhvillohet pavarësisht nga kuorumi", thuhet në statut.

Një pjesë e anëtarëve të kryesisë janë shprehur për A2 CNN se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, përveç lajmeve që kanë parë 1 ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se fillimisht do të mblidhet grupi parlamentar për të diskutuar mbi situatën dhe më pas do të diskutohet me strukturat e tjera të partisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos