Alibeajn e braktis një tjetër kandidat, tërhiqet Mark Ruçi

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 16:42 | Politikë

Një tjetër kandidat i grupit të Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt është tërhequr nga gara për kryetar bashkie.

Këtë herë bëhet fjalë për Mark Ruçin, kandidati për kryetar Bashkie në Mirditë, i cili me anë të një deklarata ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara.

Me tërheqjen e Ruçit, numri i kandidatëve të Alibeajt që ka hequr dorë nga gara për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit ka shkuar në 7 të tillë.

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Librazhd – Bujar Vreto

Vorë – Ibrahim Bruka

Kurbin – Genc Doçi

Korçë – Gjergji Gjata

Mirditë – Mark Ruçi (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/28/firojne-kandidatet-alibeaj-terhiqet-nga-nje-tjeter-bashki/
https://a2news.com/2023/03/28/zgjedhjet-e-14-majit-terhiqen-nga-gara-4-kandidate-te-alibeajt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos