Një peshkatar nga Murmansku i Rusisë ka shpërndarë fotot e peshqve më të çuditshëm që ka kapur.
Gjahu i 39-vjeçarit Roman Fedortsov duket më shumë si një grumbull krijesash që janë gjetur nga sheshxhirimet e filmave horror.
Por, peshkatari rus e mendon ndryshe: “Të gjitha krijesat e detit janë të bukura. Unë nuk i quaj dot të bukura apo të shëmtuara. E vërtetë është që njerëzit janë të interesuar në krijesat e pazakonta dhe prandaj unë fotot i postoj në internet”. (A2 Televizion)