Një foto me ngjyra e vitit 1945 tregon trupat amerikane dhe ato ruse së bashku duke buzëqeshur në fund të Luftës së Dytë Botërore. Lufta e Ftohtë do të niste pak vite më vonë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të ishin më kurrë si atë vit.
Fotografi Julius Jääskeläinen, nga Suedia, ka shpenzuar orë të tëra duke kërkuar dhe ngjyrosur foto bardhë e zi nga beteja për Evropën. Tani ai ka grumbulluar një koleksion fotosh që e sjellin historinë në ditët tona.
Disa prej tyre tregojnë horrorin e luftës, me një foto që tregon një burrë kockë e lëkurë në një kamp përqendrimi, ndërsa një foto tjetër tregon fëmijët duke përgatitur armë në Leningrad. (A2 Televizion)
Trupat amerikane dhe sovjetike pozojnë bashkë në Griebo (Gjermani), në fundin e Luftës së Dytë Botërore Dy vajza duke montuar automatikë në Leningrad, në vitin 1943 Një vullnetar gjerman duke pirë në Kursk të Rusisë (1943) Një burrë i sapoliruar nga kampi i përqendrimit Ebensee (Austri), në vitin 1945 Majori Clemens Graf von Schönborn-Wiesentheid Trupat gjermane lëvizin përmes një fshati që digjet në frontin lindor Trupat fitimtare sovjetike mbi një bunker nazist në Poloni Mekanikët gjermanë duke punuar në Immola Airfield të Finlanës, në vitin 1944 Kapiteni Yuri Belov dhe lejtnanti Nikolai Sergeyevich Davidenko në Champs de Elysses në Paris, 1943 Një ushtar amerikan ndërron emrin e rrugës në Krefeld, Gjermani. Nga Hitler në Roosevelt 5 oficerë gjermanë në Afrikën e Veriut, në vitin 1941 Anëtarë të Brigadës së Pavarur Polake duke bërë betimin në Francë, në vitin 1940 Një tank gjerman në Bashkimin Sovjetik në vitin 1942 3 ushtarë me medaljen për "Mbrojtjen e Leningradit", të nderuar në këtë qytet në vitin 1943 Një grup ushtarësh gjermanë në varrimin e shokut të tyre të rënë