Alimehmeti për vaksinimin: Të rishikohet protokolli, prioritet personat që nuk janë infektuar

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 16:35 | Aktualitet
Alimehmeti për vaksinimin: Të rishikohet protokolli, prioritet

Personat që e kanë kaluar koronavirusin nuk kanë e kanë të nevojshme  vaksinën anti-covid. Studimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se vaksinimi me vaksinat më të mira në treg, nuk ka ofruar mbrojtëse shtesë për personat e infektuar më parë. Kjo tezë mbështetet dhe nga epidemiologu Ilir Alimehmeti i cili edhe më herët ka deklaruar forcën e imunitetit natyrat që sipas zgjat me vite. 

"Personat që e kanë kaluar nga studimet që po dalin duket se nuk kanë përfitim ekstra nga vaskinat që po marrin. Kjo është testuar me vaksina të forta Pfizer dhe Moderna dhe si rrjedhojë mbështesin atë elementin që po ke kaluar një virus në mënyrë natyrore, vaksina nuk jep mbrojtje shtesë".

Për epidemiologun Alimehmeti ka ardhur koha që të rishikohen protokollet e vaksinimit dhe fillimisht të përfitojnë ata që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

"Mjekësia bazohet në evidenca dhe kur të dhënat dalin në një mënyrë të caktuar automatikisht duhet të reflektohet në protokolle".

Por kur pyetet për vaksinimin e fëmijëve Alimehmeti është i prerë dhe kundër. Sipas tij rreziku nga Covid-19  te këto grupmosha është më i ulët dhe se fëmijët nuk janë transmetues të lartë.

"Asnjë nga këto vaksina nuk është parë në afatgjatë dhe sidomos te fëmijët duhet të jemi të sigurtë që nuk do kemi probleme afatgjata".

 Nga fillimi i fushatës në Shqipëri janë vaksinuar mbi 830 mijë qytetarë  nga të cilët  332 mijë i kanë marrë të dyja dozat.  Ne stinën e verës është premtuar intensifikim i vaksinimit për t’i paraprirë  vjeshtës dhe dimrit, të cilat ende nuk dihet se si do të jenë në raport me pandeminë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos