Allegri dhe Pochettino, kandidatët kryesorë për stolin e PSG

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 15:51 | Futboll
Allegri dhe Pochettino, kandidatët kryesorë për stolin e PSG

Shkarkimi i tij ishte shumë pranë që në sezonin e kaluar, por arritja në një finale historike të Champions League e shpëtoi përkohësisht.

Rrugët e Tomas Tuchel dhe PSG tashmë janë ndarë dhe komunikimi për pushimin nga detyra, trajnerit gjerman iu komunikua përpara festave të fundvitit dhe pas një fitoreje me goleadë në kampionat.

Tashmë, gara për stolin është e fortë por në skenë dy emrat më të nxehtë që mund të ulen në vendin e Thomas Tuchel në stolin e Paris Saint Germain, janë Masimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino.

Të dy jo aktiv në profesionin e tyre prej muajsh. Allegri, ish-trajneri i Juventusit, i cili fitoi 4 tituj me radhë me bardhezinjtë është gati ti kthehet profesionit, në kërkim të një klubi të madh. Por, Pochettino, sikurse e nënvizojnë shumë media ndërkombëtare është emri më i lakuar në orët e fundit.

Trajneri argjentinas që dy vite më parë dërgoi Tottenham deri në finalen e Champions League duket pranë nënshkrimit me francezët ndërsa në janar mund të bëjë menjëherë goditje në merkato, të tillë si ribashkimi me Eriksen që është i pakënaqur tek Inter dhe do të lihet i lirë nga drejtuesit zikaltër për t’u larguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos