
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, në një intervistë për “Revista Barça”, tregoi vështirësitë që po përjetohen aktualisht në ambientin e klubit katalanas, pas dorëheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu.
“Është e ndërlikuar, pasi nuk ke asgjë në dorë. Unë them gjithmonë që nëse sipër je i qetë, poshtë është edhe më mirë. Çdo ekip ka nevojë për qetësi që të ketë sukses në fushë”, deklaroi Koeman.
Holandezi foli edhe për Messin: “Leo është më i vjetër, por ende i pëlqen që të luajë dhe të fitojë ndeshje. Është shumë i angazhuar në stërvitje. Flas shumë me Messin dhe jo vetëm për ndeshjet, pasi ai është kapiteni i skuadrës”. (A2 Televizion)