Jepet dënimi për Aurel Hoxhallarin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Devi Kasmit

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 15:16 | Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm, në mungesë, Aurel Hoxhallarin, të akuzuar si organizator të vrasjes së Devi Kasmit.

Për vrasjen e Kasmit, të ndodhur më 29 janar 2018, më parë është dënuar në Apelin e Posaçëm ekzekutori grek, Efthimiou Efthimious, me 35 vite burg dhe Elton Halipaj, po me 35 vite burg.

Për Hoxhallarin, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pikërisht dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për disa akuza, si nga vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, armëmbajtja pa leje, apo prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos