Alqi Bllako dorëzon mandatin, Nesturi: Përgjegjësi morale dhe politike

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 14:04 | Politikë
Alqi Bllako dorëzon mandatin, Nesturi: Përgjegjësi morale dhe

Për analistin Plator Nesturi përfshirja e deputetit Alqi Bllako në çështjen e incenertorëve është përgjegjësi morale dhe politike. Në studion e "Ditarit" në A2 CNN, ai tha se qeveria duhet të reflektojë për t’i mbyllur rrugën abuzimit. Sipas tij, e gjithë politika është e infektuar dhe duhen marra masa, jo vetëm nga drejtësia, për ta bërë qeverisjen më të përgjegjshme.

“Para ligjit përgjegjësia është individuale, por në aspektet e tjera qeveria duhet të reflektojë në përzgjedhjen e njerëzve dhe për të rregulluar mekanizmat që t’i mbyllë rrugë abuzimit, ka përgjegjësi morale dhe politike. Kemi të bëjmë me një forcë që drejton vendin. Jemi në një situatë që ka prekur gjithë politikën shqiptare. Ka një infektim në masë në politikë dhe duhen masa jo thjesht juridike, por të vetërregullojnë çështjet, për ta bërë qeverisjen më të përgjegjshme dhe publiku të shohë masa konkrete”.

Nesturi thekson se duhet vullnet politik për ta parandaluar që në rrënjë problemin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos