Alternativat e investimit, rriten interesat e letrave me vlerë të qeverisë, 2.2% për obligacionet

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 19:57 | Ekonomi
Alternativat e investimit, rriten interesat e letrave me vlerë të

Interesat e letrave me vlerë të qeverisë kanë ardhur në rritje, çka i bën ato një alternativë të mirë investimi për bankat dhe qytetarët.

Në ankandin e fundit te obligacioneve 2-vjecare në euro, kuponi arriti në 2.2% nga 1.96% që ishte në ankandin e dy viteve më parë. Një rritje e interesave ishte e pritshme pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit për lekun, për herë të parë pas dhjetë vitesh.

Kjo është konstatuar në ankandet e fundit të bonove të thesarit dhe obligacioneve, të zhvilluara nga qeveria.  

Në ankandin e fundit të obligacioneve 2-vjeçare në euro, Ministria e Financave kërkoi 100 milionë euro financim. Gjithsej u paraqitën kërkesa për rreth 79 milionë euro.

Prej tyre, Financat pranuan kërkesa deri në vlerën e 69 milionë eurove, ndërsa një kërkesë në vlerë të lartë e paraqitur në ankand, me vlerë rreth 10 milionë euro, nuk u pranua, për shkak të interesit të lartë të kërkuar.

Investitorët presin rritje të mëtejshme të interesave të letrave me vlerë, çka do të shoqërohej edhe me një rritje të pjesëmarrjes së tyre në këto instrumente financiare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos