Altin Bytyçi transferohet te Partizani

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 12:48 | Futboll
Altin Bytyçi transferohet te Partizani

Tjetër përforcim për Partizanin në repartin e mbrojtjes. Altin Bytiçi është zyrtarisht futbollisti më i ri i te kuqve.

22-vjeçari ka firmosur një kontratë 3- vjeçare me “demat” dhe transferohet nga skuadra e Kukësit si një lojtar i lirë. Ndonëse fazën përgatitore për sezonin e ri, Bytyçi e zhvilloi nën urdhrat e trajnerit Rrahman Hallaçi, në fund lojtari nuk arriti një marrëveshje me verilindorë.

Lajmin e bëri zyrtar vetë faqja e kubit që më anë të një fitoi prezantoi lojtarin si goditjen e fundit të demave. Altin Bytyçi, bëhet afrimi numër shtatë i Partizanit në merkaton e verës pas Albers Kekos, Eros Grezdës, Adnard Mehmetit, Pano Qirkos, Gjelbrim Taipit dhe kroatit Mateo Kocijan.

22-vjaçari nga Suhareka prej tri sezonesh radhazi ka qenë pjesë e Kukësit, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin dhe një titullar i padiskutuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos