Altin Dumani, prokurori i tretë që kërkon të marrë drejtimin e SPAK

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 15:23 | Aktualitet
Altin Dumani, prokurori i tretë që kërkon të marrë

Prokurori Altin Dumani depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Deri tani ka shkuar në tre numri i kandidatëve: Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Dumani. Afati i fundit për të depozituar kërkesën është data 2 nëntor.

Hapja e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, nisi në mes të shtatorit, pasi drejtuesit aktualë të institucionit, Arben Krajës i përfundon mandati më 18 dhjetor dhe sipas ligjit, Këshilli duhet të hapë procedurën 3 muaj më parë.

Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, ndërsa Kraja do të mbetet prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar.

Pas shpalljes së thirrjes për vendin bosh në krye të SPAK, aspirantët për të do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm. Në vijim, në përfundim të këtij afati, KLP do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do të shprehin dëshirën për të kandiduar, si dhe zhvillimin e seancave dëgjimore me secilin prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos