Edvin Kondili, kandidati i dytë që aplikon për të drejtuar SPAK

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 11:09 | Aktualitet
Edvin Kondili, kandidati i dytë që aplikon për të drejtuar

Ditën e sotme edhe Prokurori Edvin Kondili depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Deri tani, ka shkuar në dy numri i kandidatëve.

Të premten ishte prokurori Adnan Xholi që depozitoi zyrtarisht kërkesën dhe shpreh interes për të qenë drejtuesi ri i SPAK.

Hapja e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, nisi në mes të shtatorit, pasi drejtuesit aktualë të institucionit, Arben Kraja i përfundon mandati më 18 dhjetor dhe sipas ligjit, Këshilli duhet të hapë procedurën 3 muaj më parë.

Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, ndërsa Kraja do të mbetet prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar.

Pas shpalljes së thirrjes për vendin bosh në krye të SPAK, aspirantët për të do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm. Në vijim, në përfundim të këtij afati, KLP do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do të shprehin dëshirën për të kandiduar, si dhe zhvillimin e seancave dëgjimore me secilin prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos