
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, reagoi edhe njëherë në rrjetet sociale ku i bëri thirrje klasës politike të respektojnë marrëveshjen për reformën zgjedhore që u arrit në 5 qershor.
Kryediplomati europiane mes të tjerash kërkon që çdo propozim tjetër te ndryshimet të diskutohet në mënyrë bashkëpunuese në Këshillin Politik.
“Përsërisim qëndrimin se marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që ka çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”, shkruan ambasadori Soreca. (A2 Televizion)