Yuri Kim: Pres që 5 qershori të respektohet. Nëse palët bien dakord për masa të tjera, do t’i mbështesim

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 15:28 | Politikë
Yuri Kim: Pres që 5 qershori të respektohet. Nëse palët bien

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, përshëndeti dorëzimin e një drafti për kodin zgjedhor nga ana e opozitës, dhe angazhimin e Partisë Socialiste për ta marrë në shqyrtim.

“Jam shumë e lumtur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj, që të qëndrojë e angazhuar, që të vijojë të gjejë një mënyrë për të përfaqësuar popullin. Është tejet e rëndësishme që opozita të mbetet e angazhuar dhe që të gjitha palët të bëjnë propozime dhe kundërpropozime reale. E kuptoj që opozita ka bërë një propozim konkret dhe jam shumë e lumtur që PS ka thënë që do ta marrë këtë kundërpropozim”, tha ambasadorja nga Himara.

https://a2news.com/2020/09/28/hajdari-propozimi-i-pd-i-shkon-perkrah-opozites-parlamentare-le-te-takohemi-neser/
https://a2news.com/2020/09/28/balla-heresi-eshte-nje-model-qe-perdoret-ne-pothuajse-90-te-vendeve-me-liste-te-hapura/

“Ky standard i sjelljes dhe transparencës është saktësisht ajo që duhet të presim nga një vend anëtar i NATO-s, kandidat për në BE, dhe një vend që kryeson OSBE. 5 qershori ishte një vërtetim për gjithëpërfshirje dhe transparencë. Çdo parti që nënshkroi atë letër duhet t’i qëndrojë fjalës së dhënë, është çështje nderi. Firma ime nuk është në atë letër, ata që e nënshkruan atë, kanë përgjegjësi për ta vënë në zbatim “5 qershorin”. Pritshmëritë e mia janë që "5 qershori" do të respektohet. Nëse palët bien dakord për masa të tjera përtej "5 qershorit", ne do ta mbështesim. Por të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Ajo vlerësoi, gjithashtu, ligjin e miratuar në qershor 2020 për pronat. “Si shumica e ligjeve, nuk është i përkryer, por do të çojë në drejtimin e duhur. Një prej prioriteteve tona është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri dhe zgjidhja e çështjes së pronës do të jetë një hap i madh përpara në këtë aspekt”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/28/drafti-i-opozites-ne-keshillin-politik-meta-cdo-akt-i-njeanshem-qe-permbys-5-qershorin-eshte-atentat/
https://a2news.com/2020/09/28/drafti-i-opozites-ne-keshillin-politik-rama-eshte-ne-tagrin-e-grupit-qe-merret-me-reformen-zgjedhore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos