
Edi Rama nuk është i kënaqur. Mbledhja e shtabit elektoral të Partisë Socialiste është shoqëruar me kritika të forta për drejtuesit politikë. Kryesocialistin e shqetësojnë shërbimet ndaj qytetarit për të cilat vijon të kërkojë përmirësim. Te qytetarët kërkon të shikojë edhe njerëzit e tij, të cilët mësohet se i ka porositur të dalin nga zyrat në terren e të shikojnë në sy votuesit.
“Punë të përditshme dhe është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet mes institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal në bazë me qytetarët”, u shpreh kryeministri.
Thirrjet e socialistëve ndaj opozitës parlamentare për të sjellë draftin e saj për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor, u dëgjuan. PD e LSI përcollën në Këshillin Politik amendimet, por ndaj tyre, kryesocialisti u tregua indiferent.
Mbledhja e shtabit u pasua nga grupi parlamentar socialist, ku burimet i thanë A2 se Taulant Balla ka kërkuar nga deputetët që të reflektojnë me votë mbështetjen për draftin e propozuar nga Damian Gjiknuri. (A2 Televizion)