Ambasadori i BE reagon për vrasjen e 25-vjeçarit, Soreca: Të bëhet drejtësi për ngjarjen, palët të shmangin dhunën

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 18:54 | Aktualitet
Ambasadori i BE reagon për vrasjen e 25-vjeçarit, Soreca: Të

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca reagoi për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërsa u shpreh se po ndiqte me vëmendje zhvillimet e ditëve të fundit, Soreca kërkoi një hetim të drejtë për ngjarjen dhe bëri thirrje për shmangien e akteve të dhunës.

“Shumë i trishtuar për zhvillimet e ditëve të fundit. Mendimet e mija janë në këto momente me familjarët e Klodian Rashës. Tashmë është shumë e rëndësishme që kjo ngjarje tragjike të hetohet në mënyrën e duhur dhe drejtësia të vendoset dhe që shqetësimet e shprehura në mënyrë paqësore të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget nga të gjitha palët”, shkruan Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos