Ambasadorja Kim vlerëson lidershipin shqiptar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 22:32 | Aktualitet
Ambasadorja Kim vlerëson lidershipin shqiptar në mbledhjen e

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thërritur nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane vlerësoi krerët e shtetit shqiptar për lidershipin e treguar në mbrojtje të jetës së qytetarëve shqiptarë.

“Mësova se takimi i sotëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare zgjati disa orë, por ishte produktiv. Shumë e impresionuar të shihja presidentin Meta, kryeministrin Rama, kreun e opozitës Basha dhe liderë të tjerë duke bashkëpunuar për të mbrojtur qytetarët shqiptarë dhe ulur dëmet nga pandemia. Një lidership i vërtetë”, shkruan ambasadorja amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos