
Është një moment vendimtar në histori. Një polic i bardhë dënohet për vrasjen e nje personi me ngjyrë.
Sheshet e qyteteteve kryesore amerikane shpërthyen në festë, ndërsa qytetarët pritën mes lotësh vendimin e një gjykatë për të shpallur fajtor një ish-polic, për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis, vitin e kaluar.
Derek Chavin, i cili u filmua teksa për 9 minuta, i mbante gjurin mbi qafë George Floyd para se të vdiste i asfiksuar gjatë arrestimit në muajin maj, u shpall fajtor për tre akuza dhe rrezikon nga 10 deri në 40 vite burg.
Juria me gjashtë anëtarë të bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë, e mori vendimin të martën pasi diskutoi rreth 10 orë gjatë dy ditëve mes ankthit se mund të kishte një shpërthim tjetër trazirash.
Turma e mbledhur para gjykatës shpërtheu në brohorima, ndërsa në rrugë dëgjoheshin boritë e makinave. Festa shpertheu edhe në sheshin George Floyd në Mineapolis, kryqëzimi ku u vra Floyd.
Në një reagim presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi këtë si moment të një ndryshimi thelbësore në SHBA.
“Askush nuk është mbi ligjin. Dhe vendimi i sotëm përcjell këtë mesazh. Ne nuk duhet të ndalemi këtu. Në mënyrë që të sjellim ndryshim dhe reformë, duhet të bëjmë më shumë për të reduktuar tragjedi të ngjashme”, dekaroi ai.
Dënimi i Chauvin i jep fund një gjyqi 3-javor, i cili u kthye në fokusin e lëvizjes kombëtare për drejtësi racore. (A2 Televizion)