
Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në një tjetër stad. Nga dita e sotme, të gjithë personat e rritur do të kenë të marrin vaksinën kundër virusit që ka shkaktuar mbi 3 milionë viktima në mbarë botën.
Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara mbi 131 milionë amerikanë e kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës ose ndryshe 50, 4% e popullsisë. 32.5% e popullsisë i ka marrë të dyja dozat, 65,9% e të cilëve janë të moshës mbi 65 vjeç.
Kjo fushatë vaksinimi mund të konsiderohet mjaft e suksesshme duke pasur parasysh dhe faktin e pezullimit të vaksinës së Johnson&Johnson për shkak të rasteve të trombozës. (A2 Televizion)