Takimi SHBA-Kinë: Bisedime konstruktive për çështjen e ndryshimeve klimatike

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 11:11 | Bota
Takimi SHBA-Kinë: Bisedime konstruktive për çështjen e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina mbajtën bisedime konstruktive, të paanshme dhe të thella lidhur me ndryshimet klimatike. Konfirmimi ka ardhur nga një deklaratë e lëshuar nga ministria e Pekinit për ekologji dhe mjedis.

“Të dyja palët pranuan që ndryshimet klimatike janë një kërcënim serioz dhe urgjent për mbijetesën dhe zhvillimin e njerëzimit”.

Ministria shtoi se Kina dhe SHBA-të do të përforcojnë bashkëpunimin dhe do të punojnë së bashku me palë të tjera për të adresuar këtë çështje.

Kjo erdhi pasi Uashingtoni dhe Pekini publikuan një deklaratë të përbashkët për adresimin e krizës së klimës dhe vendosën të rihapnin kanalet e komunikimit për dialog dhe bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos