“Të lodhur nga izolimi”, protestë në Toronto të Kanadasë kundër kufizimeve

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 12:45 | Bota
“Të lodhur nga izolimi”, protestë në Toronto të

Të lodhur nga kufizimet e rrepta për luftimin e pandemisë, demonstruesit dolën në rrugët e Torontos në Kanada për të treguar pakënaqësitë e tyre. Në duar mbanin pankarta me mbishkrimin “ligjet e padrejta janë bërë për t’u thyer”.

Protesta erdhi pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19. Ontario, që strehon 38 për qind të popullatës së Kanadasë, raportoi shifra rekord në ditët e fundit, teksa një projeksion tregon se virusi mund të prekur deri në 10 mijë veta në ditë në qershor, pas kufizime strikte shëndetësore.

Protestuese: “Izolimi nuk po funksionon. Vetëm sa po rëndon shëndetin mendor të shumë njerëzve.”

Autoritetet në Ontario po hasin në kritika të vazhdueshme për keqmenaxhimin e pandemisë koronavirus. Së fundmi policia u urdhërua që të ndalonte këdo që ecte apo lëvizte me makinë për t’iu kërkuar arsyen e daljes nga banesa dhe t’i gjobisnin nëse shkelnin rregullat.

Në javët e fundit, Ontario mbylli shkollat, restorantet, kufizoi qëndrimin në dyqane dhe anuloi një pjesë të operacioneve mes tejmbushjes së spitaleve me pacientë me koronavirus. Gjithashtu pezulloi një pjesë të sektorit të ndërtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos