
“Këto janë itinerare që mbajnë ekonominë globale në lëvizje dhe për 18 muaj kanë qenë dëshpërimisht të qeta”.
Në fillimet e pandemisë, presidenti amerikan i atëhershëm, Donald Trump, njoftoi ndalimin e shumicës së udhëtimeve drejt Shteteve të Bashkuara, por shumë pak do të kishin parashikuar se masa do të zgjaste edhe përgjatë gjithë vitit 2021. Shumica e vizitorëve, nga më shumë se 30 vende, përfshirë edhe ato europiane, nuk u lejuan të hynin në vend.
Për të afërm që ndaheshin nga kufijtë, masa nënkuptoi muaj të tërë dhimbjeje, ndërsa për kompanitë ajrore; katastrofë ekonomike.
Sean Doyle, CEO i British Airways, shprehet: “Ne e theksojmë vazhdimisht ndikimin ekonomik dhe njerëzor të qëndrimit mbyllur. Një sërë njerëzish nuk kanë qenë në gjendje të vizitojnë familjarët, nuk takoheshin dot. Investimet e huaja janë prekur gjithashtu nga një masë e tillë”.
Teksa nivelet e infektimit u ulën dhe u rritën, dhe vaksinimet morën vrull, pozicioni i Shteteve të Bashkuara nuk ndryshoi duke nxitur frustrimin e liderëve europianë. Amerikanët sakaq, kanë qenë në gjendje të udhëtojne përtej detit prej disa muajsh.
“Ndalimi i udhëtimeve dëmton seriozisht lidhjet ekonomike dhe njerëzore në një kohë kur nevojiten më shumë’, shkroi ambasadori i BE-së në Uashington. Por, gjithçka do të ndryshojë nga kjo e hënë, kur qytetarët e vaksinuar më në fund do të jenë në gjendje të shkelin në tokën e lirisë.
Sipas rregullave të reja, vizitorët e huaj do të duhet të tregojnë provën e vaksinimit para se të udhëtojnë drejt SHBA-së, të kenë një test negativ dhe të paraqesin informacione të kontaktit. (A2 Televizion)