Zjarri në spitalin Covid iu merr jetën 11 pacientëve

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 09:12 | Bota
Zjarri në spitalin Covid iu merr jetën 11 pacientëve

Të paktën 11 pacientë humbën jetën në një spital indian në qytetin Ahmadnagar, si pasojë e një zjarri që përfshiu repartin e terapisë intensive, ku trajtoheshin personat e infektuar me koronavirus.

Flakët shpërthyen me shpejtësi dhe përfshinë të gjithë spitalin, në një incident që është përsëritur disa herë dhe në struktura të tjera spitalore në shtetin Maharashtra, si pasojë e problemeve me pajisjet elektronike dhe oksigjenit të përdorur nga pacientët.

Autoritetet kanë nisur një hetim për shkaqet e zjarrit në spital, ndërkohë që mësohet se 17 pacientë të tjerë u shpëtuan, 3 prej të cilëve me lëndime të lehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos