Gjykata amerikane bllokon urdhrin e Biden për vaksinimin në kompanitë e mëdha

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 09:38 | Bota
Gjykata amerikane bllokon urdhrin e Biden për vaksinimin në

Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokoi përkohësisht urdhrin e presidentit Joe Biden për të bërë të detyrueshëm vaksinimin në kompanitë e mëdha.

Ky urdhër i kreut të Shtëpisë së Bardhës parashikon që të gjithë punëtorët në kompanite private me më shumë se 100 persona duhet të vaksinohen plotësisht ose të testohen çdo javë.

Por gjykata e Apelit deklaron se ka gjetur shkelje të rënda statutore dhe kushtetuese në këtë urdhër, që pritet të hyjë në fuqi në muajin janar.

Aktualisht 5 shtete të drejtuara nga republikanët, Texas, Louisiana, Mississippi, South Carolina dhe Utah, si dhe kompani të ndryshme apo grupe fetare kanë bërë padi ndaj këtij urdhri të presidentit.

Ata e akuzojnë presidentin për tejkalim të kompetencave, pasi urdhra të tillë mund të ndërmerren nga shtetet dhe jo nga autoritetet federale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos