Amerikanët në -40°C, kushte të vjeshtës sjell fundviti në Europë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 12:03 | Bota

Një ngrohje e menjëhershme e stratosferës së Arktikut ka shkaktuar copëtimin e vorbullës së acartë polare duke e shtyrë këtë acar drejt kontinentit amerikan. Kjo valë arktike ka zbritur termometrin minimal në vlera nga -20 deri në -48°C. Përtej vlerave historike shumë të ulëta, reshjet e dendura të dëborës dhe stuhitë e forta të erës me shpejtësi mbi 70 km/h kanë pushtuar shumë zona të Amerikës dhe Kanadasë.

Një tablo krejt e kundërt e forcave të natyrës, është vendosur në Europë. Rreth 80% e kontinentit europian paraqitet mjaft ngrohtë në këto ditë të fundit të vitit 2022. Për Europën, moti i butë nuk përfundon me ndërrimin e viteve, pjesa më e madhe e kontinentit do të qëndrojë në kushtet e një vjeshte të vonuar dhe temperaturave relativisht të larta edhe javën e parë të vitit 2023. Po çfarë do të sjellë janari në të dyja kontinentet?

Ky acar do të qëndrojë larg pjesës më të madhe të Europës në 10-ditorin e parë të 2023, me gjithë përpjekjet e rrymave të ftohta që do të tentojnë verilindjen e Europës që në javën e parë të janarit 2023.

Nga ana tjetër, copëtimi i vorbullës arktike sjell gjithmonë një çrregullim të paktën 1-mujor të motit në hemisferën veriore; në shumicën e rasteve dalja e kësaj vorbulle të acartë jashtë zonës polare sjell mot shumë të ftohtë gjatë gjithë stinës së dimrit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/26/jemi-ne-lufte-me-nenen-natyre-cikloni-bombe-ne-shba-viktimat-e-ngrira-ne-rruge-e-makina/
https://a2news.com/2022/12/26/si-ngriu-nje-shtet-i-tere-10-foto-qe-tregojne-pasojat-e-motit-ekstrem-ne-shba/

A2 CNN Livestream

Latest Videos