Në prag të largimit të misionit ushtarak amerikan, situata në Afganistan po bëhet gjithnjë e më kaotike. Sipas burimeve, forcat talibane kanë marrë kontrollin e qytetit të rëndësishëm të Zaranit, kryeqendra e provincës perëndimore të Nimruzit, në kufi me Iranin.
Në prag të largimit të misionit ushtarak amerikan, situata në Afganistan po bëhet gjithnjë e më kaotike Sipas burimeve, forcat talibane kanë marrë kontrollin e qytetit të rëndësishëm të Zaranit, kryeqendra e provincës perëndimore të Nimruzit, në kufi me Iranin Talibanët mendohet se kontrollojnë pothuajse 85% të territorit afgan, por Zarani është qyteti i parë i rëndësishëm i rimarrë Pushtimi i qytetit me 160 mijë banorë ishte kulmi i një ditë tragjike për demokracinë afgane, e goditur rëndë edhe nga një atentat ku mbeti i vrarë një zyrtar i lartë i Kabulit, drejtori i Qendrës për Informacionin, Dawa Menapal Dita e sotme spikat gjithsesi në një kontekst dramatik, ku pak ditë më parë ministri i mbrojtës i shpëtoi një atentati në shtëpinë e tij Forcat besnike të Kabulit zyrtar kanë shumë pak kohë për t’u organizuar, para se emisioni ushtarak amerikan në atë vend të mbarojë zyrtarisht në fund të gushtit Misioni i SHBA mbaron me 31 gusht, pas pothuajse dy dekadash Talibanë
Pushtimi i qytetit me 160 mijë banorë ishte kulmi i një ditë tragjike për demokracinë afgane, e goditur rëndë edhe nga një atentat ku mbeti i vrarë një zyrtar i lartë i Kabulit, drejtori i Qendrës për Informacionin, Dawa Menapal. Menapal ishte një nga figurat më të njohura në opinionin publik lokal por edhe për diplomacinë ndërkombëtare që ende ndodhet në atë vend.
Sipas dëshmive, talibanët kanë marrë kontrollin e Zaranit pothuajse pa asnjë kundërshtim. “Populli është i frikësuar, janë fshehur të gjithë në shtëpi”, thotë një anëtare e këshillit provincial, Khair-ul-Nisa Ghami. Një rol që ajo as nuk mund të ëndërrojë më, me pushtetin që i është rikthyer sërish talibanëve.
Dita e sotme spikat gjithsesi në një kontekst dramatik, ku pak ditë më parë ministri i mbrojtës i shpëtoi një atentati në shtëpinë e tij, ndërkohë që forcat besnike të Kabulit zyrtar kanë shumë pak kohë për t’u organizuar, para se emisioni ushtarak amerikan në atë vend të mbarojë zyrtarisht në fund të gushtit, pas pothuajse dy dekadash. Por kohët e fundit as bombardimet amerikane kanë penguar shtrirjen e influencës së talibanëve në rajonet më periferike, dhe me ikjen e tyre fati i atij cepi aq të rëndësishëm por edhe të vuajtur të Lindjes së Mesme do të jetë gjithmonë e më i paqartë. (A2 Televizion)