Një tjetër ekip italian kalon në duar të të huajve, edhe e kësaj radhe janë amerikan, një pushtim i vërtetë ai i sipërmarrësve që vijnë nga SHBA për të investuar në futbollin italian, dhe jo vetëm në kategorinë elitare.
Sot presidenti historik i Genoa, Enrico Preziosi, pas dy dekadash njoftoi se ekipi i tij do të kalojë fondit amerikan 777 Partners. Një fond kjo, jo totalisht jashtë futbollit europian, nga momenti që mbajnë 6% të aksioneve të ekipit spanjoll të Sevilla.
Sot presidenti historik i Genoa, Enrico Preziosi, pas dy dekadash njoftoi se ekipi i tij do të kalojë fondit amerikan 777 Partners Me Genoan, vetëm në Serie A janë tashmë gjashtë ekipet në duart amerikane Milani doli nga fundi shokues i pronësisë Berlusconi, dhe transicionit kinez, duke u blerë nga Elliott Corporation e Elliott Singer si aset kryesor i borxhit që presidenti Yonghong Li kishte ndaj tyre Italo-amerikani Rocco Commisso, nga sipërmarrësit më të njohur në fushën e telekomunikacioneve, ka marrë Fiorentinën në vitin 2019 Familja Friedkin ka marrë në pronësi nga një tjetër amerikan, James Pallotta, ekipin e Romës, duke filluar një rindërtim të plotë duke filluar nga Jose Mournho. Babë e bir ndjekin në stadium pothuajse çdo ndeshje, pavarësisht bizneseve të shumta në SHBA Amerikani Robert Platek, 56, vjeç posedon Spezian por edhe dy ekipe të tjera, Sonderjyske në Danimarkë dhe Casa Pia në Portugali Joe Takopina është nga të parët që është interesuar për futbollin italian. Avokati i suksesshëm fillimisht kishte kuota tek Roma, më pas mori bashkëpronësinë e Venezia dhe Bologna, tani është spostuar më në jug, te Catania Nuk është amerikan por gjithsesi amerikano verior Joe Saputo, sipërmarrësi kanadez që në 2014 ka marrë Bolognën bashkë me Tacopina, që më pas u largua Pikërisht nga Tacopina e morri Veneziën edhe amerikani Duncan Niederaurer, që e ngriti ekipin lagunar në Serie A Kyle Krause ka marrë 90% të kuotave të një ish-ekipi të madh si Parma, që ra nga kategoria vitin e kaluar Miliarderi amerikan me origjinë ruse Alexander Knaster, sapo ka blerë ekipin e Pisa-s dhe premton investime të mëdha
Preziosi, kreu i një perandorie të fokusuar tek lojrat për fëmijë, mori pronësinë e Genoas në vitin 2003, duke e shpëtuar nga falimentimi. Por ai nuk do të shkëputet menjëherë nga dashuria e tij sportive, marrë veshja zyrtarizon të paktën për një dyvjeçar rolin e tij si pikë referimi që do të menaxhojë klubin dhe marrëdhëniet në Federatë.
Me Genoan, vetëm në Serie A janë tashmë gjashtë ekipet në duart amerikane, shtatë të huaja bashkë me Interin kineze të Zhang. Janë Milani, Roma, Venezia, Fiorentina, por ka edhe ekipe të tjera si Spezia dhe Bologna, dhe tashmë Genoa
Epoka e mecenatëve të familjeve të mëdha italiane, si familja Agnelli, Moratti, Berlusconi, Della Valle etj, duket sikur po perëndon njëherë e përgjithmonë, një shenjë që përtej futbollit tregon edhe për krizën e sipërmarrësve të mëdhenj italianë. (A2 Televizion)